Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Gjermani

Zyrtarët në Gjermaninë Jugore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të hënën pasi stuhia dimërore që ka përfshirë vendin ka bërë që bora të arrijë më shumë se gjysmë metre në disa pjesë.

Si pasojë e kësaj ka pasur kaos në trafik gjatë fundjavës dhe shërbimi rajonal hekurudhor ka pasur vonesa dhe anulime. Mediat shkruajne se një zëdhënës i qarkut të Miesbach tha se banorët kishin qenë të paralajmëruar për ortekë dhe rreziqet që lidhen me borën.

Deri më tani për shkak të reshjeve dhe acarit në Evropë kanë humbur jetën shtatë persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?