Shpërthen vullkani në Zelandën e Re, të paktën 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur. Sipas mediave vendase që raportojnë burime pranë autoriteteve ka persona të zhdukur dhe thonë se është shumë e rrezikshme të kërkosh për të mbijetuarit në atë zonë.

Whakaari i njohur gjithashtu si Ishulli i Bardhë, i vendosur 48 km larg ishullit të Veriut të Zelandës së Re, shpërtheu rreth orës 14:11 me orën lokale. Në momentin e shpërthimit të vullanit në zonë kanë qenë rreth 100 persona 23 prej të cilëve janë shpëtuar.

Një grup turistësh kishin qenë thellë brenda kraterit vetëm pak çaste përpara shpërthimit ndërsa të tjerët me një varkë në ishull. Ndërsa kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka konfirmuar shumica e personave që ndodheshin atje janë turitë. “Dimë që në momentin e shpërthimit si në ishull si në zonën përreth kishte shumë turistë”- ka thënë Jacinda Ardern.

SHKARKO APP