“Shpërthim” i fortë nga qielli
Një oficer policie në Florida të SHBA-ve u arratis me shpejtësi, pasi një rrufe goditi shumë pranë një stacioni policor lokal, çka mund të ishte fatal për të. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin.
Oficeri po dilte nga një makinë patrullimi në parkingun e Departamentit të Policisë Apopka të martën në mbrëmje, kur një rrufe elektrike e fortë goditi vetëm disa metra larg, duke bërë që burri i tronditur të hidhej me shpejtësi në automjetin tij.
Goditja e rrufesë ishte aq e fortë, sa shkaktoi një “shpërthim” të fuqishëm drite, duke aktivizuar dritat e emergjencës.
Ajo gjithashtu shkaktoi dëme të konsiderueshme elektrike dhe ndërprerjen e energjisë në ndërtesë.
Departamenti i zjarrit Apopka iu përgjigj incidentit, por nuk pati lëndime të raportuara, sipas një deklarate të policisë të botuar nga Voice Apopka.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Melburn, Florida, paralajmëroi publikun për rreziqet e rrufeve të hënën duke u kujtuar banorëve se 6 persona janë vrarë nga rrufetë këtë vit.
/
KOHA JONË SONDAZH

