Shpërthim në Moskë, 10 persona të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në hyrje të stacionit të metrosë Kolomenskaya në Moskë. Sipas të dhënave raportohet se shpërthimi ndodhi për shkak të një rrjedhje gazi.
Si pasojë e shpërthimit 10 persona kanë mbetur të plagosur. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima.
Në një deklaratë të bërë metroja e Moskës sqaron se pajisja që mbante gaz, po përdorej nga saldatorët të cilët po bënin riparime në rrugëkalim. Kalimtarët kanë filmuar shpërthimin dhe pasojat shkatërruese që ai shkaktoi.


