Shpërthime të fuqishme vullkani, mbyllet aeroporti ndërkombëtar

Aeroporti ndërkombëtar i Balit, në Indonezi, u mbyll për shkak të shpërthimeve të fuqishme të vullkanit Agung gjatë kësaj të enjteje dhe mëngjesit të së premtes.

Aktivizimi i këtij vullkani shkaktoi probleme në vend, edhe gjatë muajit nëntor, për javë të tëra.

Autoritetet aeroportuale deklaruan se shpresojnë që të rinisin fluturimet, mbrëmjen e së premtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivizimi më i frikshëm i vullkanit Agung ndodhi në vitin 1964, kur vrau 1700 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pamjet në galeri shihni momente të shkëputura nga vullkani, i cili nxjerr llavë dhe tym.

Banorët e zonave të afërta me vullkanin, u evakuuan për të shmangur incidente të mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?