“Shqiptarë, ejani këtu”! Nga “dëbimi”, te thirrja për investime, kthesa ekstreme e ministrit grek

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis, ftoi komunitetin e biznesit nga Shqipëria, por edhe nga rajoni i gjerë i Ballkanit, për të investuar në Greqi.

Georgiadis theksoi se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi, si dhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri dhe theksoi se në të ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane.

Ftesa e ministrit për investitorët shqiptarë ka bërë jehonë në Greqi. Përse? Mediat kanë rikthyer deklaratat e Adonis Georgiadis disa vite më parë, në 2011 kur thoshte se shqiptarët duhet të dëbohen.

Kur ishte pjesë e partisë ekstreme greke LAOS, Georgiadis kërkonte dëbimin e shqiptarëve. Në një nga emisionet e tij televizive ai tha: “Nesër automatikisht do të deportonim të gjithë shqiptarët nga Greqia.

Unë do t’i dëboja të nesërmen. Por unë jam unë në pushtet, është PASOK” tha ai, që tashmë ka ndryshuar mendim, pasi u bë pjesë e Demokracisë së re dhe tani është në ministër./Abcnews.al

SHKARKO APP