Shqiptarët, më punëtorët në Itali – Zënë vendin e parë mes të huajve, me 167 mijë të punësuar

Shqiptarët janë grupimi më i madh i të punësuarve të huaj në Itali dhe këtë e thonë të dhënat. Shqiptarët që punojnë në Itali janë 167.478, ose 15.2% të totalit të të huajve që punojnë në vend. Më pas ndjekin kinezët dhe marokenët. Pra, shqiptarët janë të parët në klasifikimin e ekstrakomunitarëve. Norma e papunësisë ndër shqiptarët e Italisë fiksohet në 17.5%, relativisht e lartë  në krahasim me mesataren kombëtare, që fiksohet në 9.7%, pra thuajse dy herë më e lartë, apo edhe  me normat e të huajve të tjerë që jetojnë në vend. Te femrat shqiptare që jetojnë në Itali norma e papunësisë ngjitet në 24%.

Të dhënat i takojnë fundit të vitit 2017 dhe tregojnë fakte mjaft interesante edhe për sektorë të caktuar. Rreth 167 mijë të punësuarit shqiptarë në Itali ndahen kështu: 30% e tyre, ose 48 mijë në sektorin bujqësor, 16%, ose 26 mijë në sektorin e ndërtimit, 11 mijë ose 7% në industri, 4.5% ose 7000 në sektorin e tregtisë dhe riparimeve, ndërsa 43.4%, ose 72 mijë në sektorin  e shërbimeve, që në pjesën dërrmuese përfshijnë bare dhe restorante. Në disa prej tyre, shqiptarët janë të parët.

P.sh, 25% e të gjithë artizanëve të huaj në Itali janë shqiptarë. Në bujqësi janë të tretët në listë, dhe në ndërtim të dytët. Sa i përket komunave ndërkohë, të dhënat e raportit të publikuar pak kohë më parë për të huajt në tregun e punës në Itali tregojnë se, në vend të parë qëndron Komuna e Milanos me rreth 9000 shqiptarë të punësuar, më pas ndjek komuna e Romës, Firenzes, Riminit dhe Genovas. Të dhënat flasin gjithashtu për rreth 31 mijë shqiptarë të cilët janë sipërmarrës në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?