Shqiptari mbërrin nga Durrësi me 16 kg heroinë, arrestohet në Ancona

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona të Italisë me 16 kg heroinë.

Ai zbarkoi nga një anije e cila u nis nga porti i Durrësit në 16 janar ku pas kontrollit nga policia iu gjet dhe lënda narkotike.

Shqiptari e kishte fshehur lëndën narkotike brenda një kamioni por nuk arriti dot t’i shpëtonte qenve të antidrogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

38 vjeçari u arrestua në flagrancë në tentativë për tu larguar nga porti Doric në 16 janar ndërkohë që lajmi u publikua ditën e sotme (20 janar).

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë mëngjes arrestimi i tij u cilësua i ligjshëm nga gjykatësi. Në seancën gjyqësore shqiptari përfaqësohej nga avokati Arjol Kondi.

38 vjeçari do të qëndrojë në burgun e Montacuto ndërkohë që hetimet për të do të vazhdojnë.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?