Shqiptari qëllohet me thikë në fyt, po lufton me vdekjen
Një shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin e komunës Olbia, në Itali, pasi u godit disa herë me thikë në fyt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një lokali.
Gjithçka ka ardhur pas një sherri me disa bashkatdhetar ë të tjerë, dhe në kulmin e përleshjes i riu ka marrë një goditje me thikë në fyt.
Agresori është larguar me një makinë ku ndodhej edhe një tjetër person. Por, është identifikuar nga policia dhe është arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.
Në pranga, është vënë edhe bashkëpunëtori, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital ku raportohet se i është nënshtruar një ndërthurje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkaqet e sherrit mbeten ende të paqarta, ndërsa një hetim ka nisur nga karabinierët për zbardhjen e ngjarjes.
Identitetet e personit të plagosur dhe atyre të arrestuar nuk bëhen me dije.
KOHA JONË SONDAZH

