Shqiptarja Ermina Lekaj, rifiton mandatin si deputete në kuvendin Kroat

Ermina Lekaj Prljaskaj, me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar  votat e nevojshme në listën e kandidatëve të pakicave në parlamentin Kroat, per rikonfirmuar dhe nje here, postin si deputete.

Tashmë rezultatet paraprake të votimit nga zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kroaci e kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Prljaskaj, raporton albinfo.ch.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Facebookut të Ermina Lekaj -Prljaskaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lekaj ka shkruar se:” Ju falenderoj te gjitheve juve qe dje dolet ne vendvotime dhe me dhate nje mbeshtjetje te forte!!!Posaqe i falenderoj anetaret e shtabit dhe te gjithe ata qe dhane kontribut ne menyra te ndryshme gjate kampanjes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?