Shtetet fituese dhe humbëse nga BE-ja

Shifrat tregojnë që Britania ka kontribuar 32 miliardë euro neto në arkat e Bashkimit Europian në këto pesë vitet e fundit. Shuma tronditëse, tregon se Britania e Madhe kontribuon rreth një të pestën e buxhetit të përgjithshëm neto në BE.

Sipas një raporti të fundit të medias britanike, “The Express”, ka konkluduar se shuma është përafërsisht e barabartë me gjysmën e buxhetit të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse një e katërta e faturës vjetore dhe pak se buxheti për mirëqenien e Britanisë. Vetëm tre vende anëtare të BE-së; Britania, Franca dhe Gjermania, llogariten për një shumë të habitshme, dy të tretat e të gjithë të ardhurave neto të BE-së, vetëm 10 e 28 paguajë më shumë se sa marrin.

Më tej në shkrim citohet se: “Polonia është larg marrësit të fondeve nga BE-ja. Express.co.uk ka paraqitur rrjedhën e pasurisë nga perëndimi në lindje dhe nga nxjerr në pah pabarazinë e madhe në zemrën bujare të BE-së. Midis 2010 dhe 2014 tatimpaguesit në Britani, Franca dhe Gjermania kanë lëruar kontributet neto prej 127.5 miliardë euro në projektin e Brukselit, sipas shifrave zyrtare të Komisionit Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në të njëjtën kohë anëtarët e Europës Lindore, rreth 10 vende ish-komuniste, morën 134.5 miliardë euro në fonde dhe subvencione. Shifrat do të thotë se taksapaguesit gjermanë në mënyrë efektive nxjerrin financimin e jetesës të njerëzve në Poloni, ndërkohë që kontributi i Britanisë është i barabartë me atë që Spanja dhe Portugalia merr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe në të vërtetë kontributi mund të jetë shumë më i lartë, për shkak se statisticienët e Bashkimit Europian përfshijnë grantet e dhëna për kompanitë private kur llogaritet se çfarë kontributi neto secilit shtet anëtar ka për buxhetin.

Zyra britanike e Statistikave Kombëtare (ONS), ka llogaritur shifër neto të Britanisë për kontributet për vitin 2015 në (12.7bn euro), që do të thotë se Britania është kontribuuesi i dytë më i madh pas vetëm Gjermania. Ekonomisti Mark Baimbridge, ligjërues i lartë në Universitetin Bradford, ka thënë se: “Buxheti i BE-së është strukturuar në mënyrë që Britania e Madhe në mënyrë të vazhdueshme të kontribuojë një pjesë më të madhe të financave se sa merr në kthim, apo se është e garantuar nga të ardhurat kombëtare. Katër Mekanizmat e hyrjes janë të njëanshëm ndaj anëtarëve si: Britania e Madhe, të cilit historikisht kanë normat më të larta se mesatarja e konsumit të shkaktuar nga pagesa e tepërt ndaj BE-së në krahasim me GDP që llogaritet për frymë”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?