”Shteti” më i vogël në botë, rreth 500 metra katrorë
Veç 500 metra katrorë, Sealand është vendi më i vogël në botë. Një principatë e vogël, që gjendet 12 kilometra larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar, pranë qytetit të Ipswich dhe qytetit bregdetar Felixstowe.
Sealand është vetëm një platformë detare. Historia daton në vitin 1942, kur ushtria britanike ndërtoi platforma për të qenë në gjendje të mbrohej kundër sulmeve ajrore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më vonë, pozicioni i Sealand ishte shumë i përshtatshëm për instalimin e stacioneve pirate, duke u pushtuar përgjatë 10 viteve nga grupe të ndryshme piratësh. Derisa u shfaq Patrick Roy Bates, ish-komandant i Marinës, i cili mori platformën dhe shpalli Principatën e Sealand. Në 1975, Bates shkroi Kushtetutën, krijoi monedhën e vet, orkestroi himnin dhe krijoi një flamur.

KOHA JONË SONDAZH

