Siri, dërgoi vajzën të hidhej në erë, vritet terroristi Abu Nimr

Dërgoi vajzën të martirizohej si kamikaze në një komisariat policie të Damaskut, duke e vrarë së bashku me dy agjentë, para se të organizonte sulmin terrorist dhe filmuar “leksionin” në një video. Pas dhjetë ditësh nga shpërthimi i vajzës, babai-xhihadist i saj, i njohur m emrin Abu Nimr, kreu i një grupi militantësh sirianë, është vrarë nga vetë njerëzit e tij gjithnjë në kryeqytetin sirian në zonën rurale të Tishrenit, siç raporton nga Bejruti ‘Al-Masdar  News Amn’, sajt informativ i pavarur nga Lindja e Mesme.

Terroristi Abu Nimr, cilësohet si përgjegjës i dhjetëra vrasjeve dhe grabitjeve në Damask. Në nivel lokal, ka rezultuar se është autor i vrasjes së aktorit izraelito-sirian, Mohammad Rifai, në vitin 2012.

Më pas terroristi ishte shfaqur në kronikat ndërkombëtare pas publikimit të një videoje me vajzën e tij, e filmuar ndërsa po përgatitej të vendoste rripin e eksplozivit nën rroba.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?