Skandali me trafikimin e organeve në Kinë, zbulohet skena e frikshme

Covid-19 ka ndryshuar normalitetin, por jo skandalet në Kinë. Gjashtë persona, përfshirë mjekë, janë burgosur në Kinë për trafikim të paligjshëm të organeve nga viktimat e aksidenteve. Grupi kishte mashtruar familjet e të viktimave, duke i lënë atë të mendonin se po bënin dhurime zyrtare të organeve. Mes viteve 2017-2018, ata raportohen ta kenë kryer krimin me të paktën 11 pacientë.

Sipas raporteve lokale, grupi kriminal përfshinte katër mjekë të rangut të lartë, disa prej të cilëve punonin në prokurimin e organeve në spitale. Mediat lokale thanë se ata zakonisht synonin viktimat, që vinin si pasojnë e aksidenteve me makinë ose pacientëve që vuanin nga hemorragjia cerebrale.

Anëtarët e familjes nënshkruanin formularë, të cilat më pas rezultuan të ishin të rreme. Pacienti më pas nxirrej nga spitali në mes të natës dhe futej në një furgon-ambulancë, ku kryhej edhe procesi. Organet u shiteshin individëve ose spitaleve të tjerë, të cilët anëtarët e rrethit të krimit, i takonin fshehurazi. Grupi kriminal u zbulua përfundimisht kur djali i një prej viktimave filloi të dyshonte.

SHKARKO APP