Skena tmerri në Kabul, qytetarët bien nga avioni (Pamje të rënda)
Dua liri dhe për atë po japin edhe jetën. Skena të tmerrshme janë parë sot në aeroportin e Kabulit, ku tre persona kanë rënë nga avioni ushtarak që ishte në fluturim dhe pesë të tjerë u vranë gjatë trazirave që u shkaktuan nga turma e njerëzve që po mundoheshin të largoheshin nga Afganistani.
Po ashtu çdo fluturim komercial është pezulluar, duke bërë që qytetarët e dëshpëruar të ngjiteshin nëpër avionët ushtarakë.
Skena të tilla tregojnë situatën tejet të rëndë të krijuar nga menaxhimi i tërheqjes së trupave nga ana e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rënies së qeverisë afgane.