Skenë e përgjakshme në Spanjë, serbi pret në fyt serbin tjeter
Skenë e përgjakshme në Spanjë, serbi pret në fyt serbin tjetër. Siç pretendojnë mediet lokale, një shtetas serb për pak e vret bashkëatdhetarin e tij në ballkonin të një ndërtese para një numëri të madh turistesh të tmerruar.
“Në një moment dëgjova se diçka po ndodhte dhe pash se si njerëzit vraponin. Bërtitnin se një burrë ka thikë, dhe kur të gjithë shikuan lartë, kanë parë se një burrë i përgjakur ishte i lidhur në ballkon”, ka thënë një dëshmitar. Një çift britanik i cili banonte në të njejten ndertes ku ndodhi ngjarja ka lajmëruar policinë dhe Gardës Civile duke i dhënë çelësat e apartamentit. Policët tentuan ta qetësojnë burrin, dhe derisa njëri bisedonte me të, tjetri e sulmoi dhe e çarmatosi. Skenat shokuese i tmerruan turistët. “Gjithçka kishte mundur të përfundoj tragjikisht. Kur e pash burrin me fytyrë të mbuluar, mendova se do ta vrasë”, ka thënë Phillip Day, një britanik i cili jeton në Spanjë. Një grua, që banonte aty afer, thotë se viktimën e kishte parë edhe më herët dhe se i dukej “një njeri i mirë”. Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të tij, i cili gjendet në spital. “Burri me thikë dukej si maniak, kur e tërhiqte policia, ai qeshej dhe iu bënte me sy njerëzve… Ishte shumë i çuditshme”, ka thënë një tjetër dëshmitar okular./Insajderi.com.