Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja shqiptarët që garojnë

Si në Kosovë, edhe në Maqedoninë e Veriut po mbahen sot zgjedhjet vendore. Partitë shqiptare garojnë në 18 prej komunave. Aktualisht ata drejtojnë 15 nga 80 në total. BDI e Ali Ahmetit në koalicion me LSDM synon minimalisht të ruajë drejtimin e 10 komunave. “Vepro drejtë, Voto blertë!” – është slogani i kandidatëve të saj.

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, nën sloganin “Pastër” është në koalicion me një tjetër parti shqiptare, Alternativa dhe VMRO- DPNME. Ajo kërkon të fitojë drejtimin e më shumë se 3 komunave që kishte që prej 2017-s.

Lëvizja Besa dhe PDSH drejtojnë respektivisht nga 1 komunë. Haraçina, një komunë rurale në rrethinat e Shkupit, udhëhiqet nga një grua shqiptare e kandiduar nga LSDM.

SHKARKO APP