“Spitali Al-Shifa një varrezë”, Izraeli dërgon inkubatorë për bebet

Spitalet në Rripin e Gazës duhet të mbrohen. Tanket izraelite janë pozicionuar jashtë spitalit Al Shifa, qendra më e madhe shëndetësore në enklavën e rrethuar.  Tel Avivi pretendon se poshtë strukturës gjendet një qendër komandoje e Hamasit e lidhur përmes tuneleve dhe se militantët po i përdorin pacientët si mburoja njerëzore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Al Shifa po kthehej në një varrezë masive, me trupa viktimash të grumbulluara brenda dhe jashtë saj. Dhjetëra bebe që kanë lindur para kohe dhe 45 të sëmurë me veshka që kanë nevojë për dializë, rrezikojë të vdesin pasi shërbimet në spital kanë dalë jashtë funksionit.

Izraeli ka njoftuar se ka nisur punën për të transferuar inkubatorë nga një spital në Izrael drejt Gazës. Sakaq, ushtria izraelite publikoi një video që siç thotë, tregon se disa prej pengjeve po mbahen në spitalin e Rantisit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?