“Spiun” rus në ushtrinë franceze, arrestohet oficeri i vendosur në bazën e NATO-s në Itali

Një histori spiunazhi midis Francës dhe Rusisë, përmes Italisë. Një oficer i ushtrisë franceze u arrestua dhe po hetohet për tradhti në favor të Rusisë.

Ai dyshohet se ka siguruar dokumente tepër sekrete për shërbimet sekrete të Moskës.

“Unë mund të konfirmoj se një oficer i lartë është nën procedura ligjore për një sulm ndaj sigurisë” tha  Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti është veçanërisht i turpshëm për Parisin pasi oficeri, një nënkolonel, ishte vendosur në NATO, në një bazë ushtarake në Itali, e cila  sipas burimeve të ndryshme, është ajo e Napolit, ku janë vendosur shumë ushtarë francezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Franca e ka marrë drejtimin në këtë procedurë ligjore,” tha Parly, duke shtuar se ministria e tij i ka referuar çështjen një prokurori sipas Nenit 40 të Kodit të Procedurës Penale, i cili kërkon që çdo autoritet publik të raportojnë një krim ose shkelje për të cilën ata janë në dijeni të sistemit gjyqësor” tha ajo.

Oficeri – identiteti i të cilit nuk dihet ende – u arrestua në Francë në fund të gushtit ndërsa ishte gati të kthehej në Itali.

Operacioni u krye nga DGSI (Direction générale de la Sécurité intérieure), agjencia kundër spiunazhit.

Oficeri tani është i mbyllur në burgun parisian të La Santé.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse” shtoi Parly, në lidhje me dyshimin e një shkelje ruse në sigurinë e ushtrisë franceze.

Disa javë më parë, ishte trajtuar një rast tjetër i agjentëve të dyfishtë për Kinën brenda DGSE (inteligjenca e jashtme).

Dy ish-spiunë, tani në pension, ishin dënuar për shkëmbim informacioni me armikun dhe tradhti të lartë me dymbëdhjetë dhe tetë vjet burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?