FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stoltenberg: Trump do të ruajë lidershipin amerikan në aleancë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur besimin se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të udhëheqë Organizatën e Atlantikut Verior.

Duke folur në konferencën e zhvilluar në Fondin Gjerman Marshall në Shtetet e Bashkuara, Stoltenberg gjithashtu shtoi se shpresonte të bisedonte me presidentin e ri sa më shpejt të ishte e mundur.

Përgjatë fushatës së tij, Trump vuri në pikëpyetje angazhimin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e aleatëve të cilët paguajnë shumë pak për mbrojtjen, duke ngritur shqetësime se mund të tërhiqte financimet për aleancën, në një kohë kur marrëdhëniet me Rusinë janë tejet të tensionuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam besim të plotë se Presidenti Trump do të mbajë lidershipin amerikan në aleancë, si dhe do të ruajë një angazhim të fuqishëm amerikan për sigurinë europiane. Kjo është e rëndësishme për Europën, por është gjithashtu e rëndësishme edhe për Shtetet e Bashkuara.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i Përgjithshëm tha se një prej prioriteteve të tij më të mëdha do të ishte biseda me Trump për rritjen e shpenzimeve mbi sigurinë europiane, një bisedë të cilën ai e ka zhvilluar me çdo vend anëtar të NATO-s, duke marrë mbështetjen e ministrave të mbrojtjes.

Sugjerimet e Trump për të kushtëzuar mbrojtjen amerikane për aleatët, vunë në pikëpyetje një premtim qendror të NATO-s, se një sulm i armatosur ndaj një shteti anëtar, është një sulm ndaj të gjithë organizatës.

Shefi i NATO-s u ndal gjithashtu në çështjen e të drejtave të njeriut, të cilën ai pritet ta parashtrojë gjatë vizitës së tij në Stamboll, të dielën.

Nxitja për këtë çështje vjen pasi disa anëtarë të ushtrisë turke të angazhuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, kanë kërkuar azil në vendet europiane, për shkak të frikës së dënimit në Turqi.

Të dielën, Stoltenberg do të jetë në një takim me ligjbërës të aleancës, si dhe do të ndjekë sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare, ku do të marrin pjesë ministra të lartë qeveritarë dhe Presidenti Erdogan.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?