Studimi britanik: Një dozë e Pfizer mjafton, zvogëlon rrezikun e sëmundjes dhe transmetimit

Një dozë e vaksinës Pfizer, sipas studiuesve britanikë është e mjaftueshme për të ulur ndjeshëm jo vetëm rrezikun e sëmundjes, por edhe transmetimit të virusit. Të dhënat tregojnë mbrojtje 75% pas 12 ditëve të para të vaksinimit, sipas hulumtimeve të bazuara në spitalin Kembrixh.

Një dozë e vetme e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit është e mjaftueshme për të ulur ndjeshëm jo vetëm rrezikun e sëmundjes, por edhe transmetimit të virusit, sipas një studimi të ri britanik. Raporti, i botuar të Premten, analizoi mijëra mostra nga kontrollet shëndetësore javore në Kembrixh, Angli.

Gjetjet tona tregojnë një rënie dramatike të shkallës së testeve pozitive midis punonjësve të kujdesit shëndetësor asimptomatik pasi morën një dozë të vaksinës Pfizer dhe BioNTech“, tha Nick Jones, studiues dhe specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar Cambridge.

Pas ndarjes së atyre që nuk ishin vaksinuar nga ata që nuk ishin vaksinuar ende, ekipi i Dr. Jones zbuloi se përqindja e atyre që ishin vaksinuar dhe ishin pozitivë ra nga 0.37%, në 0.20% pas 12 ditëve. Kjo është mbrojtje 75% pas 12 ditëve të para të vaksinimit, tha Mike Wicks, një specialist infeksioni në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kembrixhit.

Ky është një lajm i shkëlqyeshëm, pasi tregon se kjo vaksinë jo vetëm që ofron mbrojtje kundër SARS-CoV-2, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e infeksionit duke zvogëluar mundësinë e transmetimit tek të tjerët“, tha Wicks.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se vaksinat nuk sigurojnë mbrojtje absolute për të gjithë.

SHKARKO APP