Studimi i ri, hëna shkakton tërmete!
Bota është nën kërcënimin e vazhdueshëm të tërmete. E fundit në Itali por dhe në Maqedoni, ka shkaktuar një pyetje, a shkakton hëna tërmete? Një grup ekspertësh, kanë pohuar se nga presioni shtytës që ka mbi planetin tonë, tërmetet mund të shkaktohen dhe nga Hëna.
Shkencëtarët kanë kohë që përpiqen të kuptojnë se si Hëna luan një rol në krijimin e tërmeteve por deri më tani nuk kishte pasur asnjë fakt të konkretizuar.
Zakonisht tërmetet krijohen nga forcat e gravitetit që lëvizin pllakat e tokës. Por dy herë në muaj – Hëna, Dielli dhe Toka vendosen në një vijë të drejtë dhe kur kjo ndodh trysnia e presionit mbi planetin tonë është edhe më e madhe çka bën që të shkaktohen tërmete.
Kjo nismë u mor nga Universiteti i Tokios, nga ku shkencëtarët zbuluan se disa tërmete të mëdha që kanë ndodhur në 2004, 2010 në Kili dhe në 2011 në Japoni kanë ndodhur pikërisht kur ka qenë eklipsi hënor.
Nëse kjo teori vërtetohet plotësisht atëherë shkencëtarët do të punojnë seriozisht për arritjen e parashikimit të tërmeteve në mënyrë që të mos lënë pasoja të mëdha kur ndodhin.