Stuhia e fuqishme në Ukrainë u merr jetën 10 personave – Zona të bllokuar dhe mungesë të energjisë elektrike
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, ka bërë me dije se këtë të martë, si pasojë e erërave të fuqishme dhe stuhitë që kanë goditur këtë shtet prej ditës së diel, ka shkaktuar vdekjen e dhjetë personave si dhe ndërprerje të energjisë elektrike duke bllokuar rrugët.
Jugu i Ukrainës është goditur më së keqi, veçmas rajoni i Odesës në Detin e Zi.
“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona kanë vdekur në rajonin e Odesës, Harkivit, Mikolajivit dhe Kievit”, shkroi Klymenko në Telegram.
“Njëzetetre persona janë lënduar, përfshirë dy fëmijë”, shtoi ai.
Në total, 411 vendbanime në 11 rajone ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike dhe mbi 1.500 makina janë larguar nga rrugët, pasi ishin bllokuar, tha Klymenko.
Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit të lig, tha se pothuajse 2.500 persona janë shpëtuar pasi ishin bllokuar nga bora.