Sulm terrorist në Francë, ISIS i pret kokën një personi, disa të plagosur

Franca goditet sërish, nga një tjetër sulm terrorist.

Një person është gjetur me kokë të prerë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një uzinë gazi në Isère (Greboble), në juglindje të Francës.

Dyshohet se pas sulmit qëndrojnë militantë islamikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat franceze raportojnë se të paktën dy persona shpërthyen derën e magazinës me një makinë dhe pas sulmit njëri prej tyre ka mundur të largohet, ndërsa tjetri është arrestuar nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit thanë se gjetën disa banderola në gjuhën arabe në vendin e ngjarjes, ndërsa i arrestuari ka pranuar se është anëtar i ISIS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?