Sulmet terroriste në Kabul, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara: Përgjegjësit para drejtësisë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kërkon që përgjegjësit për sulmet terroriste në Kabul, të vihen para drejtësisë. “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit theksuan nevojën që të mbahen përgjegjës organizatorët, financuesit dhe sponsorët e këtyre akteve të dënueshme të terrorizmit dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit 15-anëtarësh.

KS i OKB-së gjithashtu përsëriti rëndësinë e luftimit të terrorizmit në Afganistan për të siguruar që territori i Afganistanit të mos përdoret për të kërcënuar ose sulmuar ndonjë vend.

Mediat amerikane raportojnë se numri i të vdekurve nga sulmi jashtë aeroportit të Kabulit është rritur mbi 170.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?