Sulmi në Berlin, autoritetet gjermane arrestuan personin e gabuar

Autori i sulmit të Berlinit është ende në arrati, pasi autoritetet kanë arretuar personin e gabuar.

Të paktën kështu kanë raportuar mediat gjermane, të cilat duke cituar burime konfirdenciale pranë policisë, njoftojnë se azil-kërkuesi 23-vjeçar pakistanez, që u arrestua vetëm pak orë pas sulmit tragjik, nuk është individi që po kërkohet.

Fillimisht, i dyshuari ka mohuar çdo përfshirje të tij në sulm, por më pas, kanë qenë vetë hetuesit të cilët pas shqyrtimit të një sërë provave e kanë kuptuar se 23-vjeçari nuk është agresori në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky lajm ka përhapur panik në radhët e qytetarëve gjermanë, të cilëve u është bërë gjithashtu thirrje që të qëndrojnë vigjilentë dhe të bashkëpunojnë për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Investiguesit zbuluan se kamioni që u drejtua me shpejtësi në tregun ku shiteshin objekte dekorative për festat e fundvitit është rrëmbyer nga terroristi që kreu sulmin.

Ky i fundit fillimisht ka vrarë edhe shoferin real, i cili është një shtetas polak 37-vjeçar i quajtur Lukas Urban. Dicka e tillë është konfirmuar edhe nga zyrtarët e kompanisë së kamionëve për të cilën punonte drejtuesi i kamionit. Bilanci i sulmit që u ekzekutua ditën e hënë ishte mjaft tragjik. Deri më tani konfirmohen 12 viktima dhe 48 persona që kanë mbetur të plagosur.

Pavarësisht se ngjarja po trajtohet si sulm terrorist, zyrtarët nuk mund t’a provojnë ende përfundimisht nëse bëhet fjalë për akt të tillë. Megjithatë, ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin vendas është marrë përsipër nga ekstremistët e Shtetit Islamik. Përmes postimeve në faqet e tyre online, ky grup terrorist pretendon se gjithçka është orkestruar nga ISIS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?