FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi në Berlin, lihet i lirë i dyshuari i arrestuar dje

Autoritetet gjermane kanë lëshuar personin e ndaluar dje , për të cilin dyshohej se ishte i përfshirë në sulmin me kamion në Berlin, ku për pasojë humbën jetën 12 persona. Lajmin e lirimit të shtetasit tunizian e konfirmoi zëdhënësja  e prokurorisë gjermane.

“Hetimet arritën në konkluzionin se personi i ndaluar nuk kishte lidhje me autorin e sulmit në Berlin dhe për rrjedhojë u la i lirë nga autoritetet. Ai u ndalua dje pasi u dyshua se i kishte dërguar një mesazh akustik autorit Anis Amri, por më pas u vërtetua se i ndaluari nuk kishte kontakt me Amri”, deklaroi zëdhënësja, Frauke Koler.

etuesit gjetën numrin e 40 vjeçarit tunizian që u ndalua një ditë më parë në celularin e Anis Amris, por personat në fjalë nuk kishin komunikuar menjëherë pas sulmit, ashtu si u dyshua në fillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e prokurorisë konfirmoi se arma e përdorur nga autori gjatë sulmit me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ishte e njëjta që ai përdori në drejtin të policisë italiane në një post-bllok, aty ku më pas u qëllua për vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo gjithashtu shtoi se sistemi automatik i kamionit bëri që automjeti të ndalej rreth 70 metra më tutje pasi goditi tregun duke shmangur viktima të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?