Sulmi në Tunizi: Një minutë heshtje për viktimat
Një minutë heshtje është mbajtur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të kujtuar 38 njerëz, duke përfshirë 30 britanikë tw vrarë në sulmin e plazhit në Tunizi një javë më parë. Mbretëresha dhe kryeministri David Cameron u bashkuan me heshtjen, së bashku me familjet e të afërmit e të vdekurve. Turistët dhe Tunizianët u mblodhën në skenën e sulmit në Sousse, ku kanë lidhur duart për të mbajtur heshtje. Hetimi për vdekjen e britanikëve është në proces, ndërkohë që trupat e shumë viktimave kanë mbërritur në Britani të Madhe. Në mesditë kombi ra në heshtje, bizneset, aktivitetet sportive dhe vendet e kultit pushuan për të shënuar momentin e vrasjeve që ndodhën. Qindra punonjës mbajtën heshtje në zyrën qendrore të shoqërisë së udhëtimit, klientët e të cilit janë viktimat, ndërsa flamuj u ulën në gjysmë shtizë në shumë ndërtesa zyrtare. Klubi i Futbollit Walsall ra në heshtje për të kujtuar tre breza të një familje që kanë vdekur. Tifozët Joel Richards, 19 vjeç, xhaxhai i tij Adrian Evans, 44vjeç, dhe gjyshi i Charles Evans, 78 vjeç të cilët ishin në mesin e atyre që u vranë. Vëllai 16 vjeçar i Richards Owen i mbijetoi sulmit dhe u bashkua në stadiumin e klubit nga nëna e tij Suzanne dhe qindra mbështetës. Qindra u mblodhën për t'i bërë nderimet e tyre për Evans jashtë zyrave të Këshillit Sandwell-së, në West Midlands, ku ai kishte punuar si menaxher i shërbimeve të gazit për shumë vite. Ceremonia e mbajtur në plazh, në skenën e vrasjeve u ndoq nga personalitete duke përfshirë turistë tunizian dhe kryeministrin e tunizianëve. Ambasadori britanik në Tunizi, Hamish Cowell, vendosi një kurorë në plazh. Ai tha se ishte shumë e rëndësishme që të ishte këtu në Sousse një javë pas këtij sulmi të tmerrshëm, për të kujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën e tyre.
Kryeministri i Tunizisë i ka thënë BBC se reagimi i ngadalshëm i policisë për sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar në një vendpushim turistik ishte një problem i madh. Të premten Habib Essid mori pjesë në një minutë heshtje për të kujtuar 38 njerëzve që u vranë në qytetin e Sousse, në jug të Tunizisë, një javë më parë. Ai tha se ishte thellësisht keq për sulmin, në të cilin 30 britanikë vdiqën. Essid tha se qeveria beson se ka qenë vetëm një person i armatosur, dhe se ai kishte lidhje me një grup të njohur terrorist. Njeriu, i identifikuar si Seifeddine Rezgui, kishte udhëtuar për në Libi midis dhjetorit të 2014-ës dhe janarit të 2015-ës, tha ai. Grupi që kishte planifikuar këtë sulm ishte edhe pas të shtënave vdekjeprurëse në Muzeun Bardo në Tunizi në mars, shtoi Essid.
KOHA JONË SONDAZH

