Tajlandë, si reaguan 13 djemtë e mbijetuar kur mësuan lajmin e vdekjes së zhytësit hero

Pak momente pasi kanë mësuar për vdekjen e zhytësit hero që sakrifikoi jetën e tij për ti shpëtuar, të 13 djemtë tajlandezë kanë shpërthyer në lot. Këto foto të publikuara nga mediat lokale tregojnë se pasi janë ndier më mirë nga ana shëndetësore, djemtëve u është komunikuar lajmi i kobshëm.

djemte

Për shpëtimin e tyre u sakrifikua një jetë brenda shpellës Tham Luang, ajo e ish zhytësit të marinës tajlandeze Saman Kunan një ditë para operacionit të shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kunan humbi vetëdijen duke dalë nga kompleksi i shpellës Tham Luang ku paraprakisht kishte dërguar dhe vendosur bombolat e oksigjenit. “Puna e tij ishte të shpërndante oksigjenin. Por ai nuk pati mjaftueshëm oksigjen në rrugën e tij prapa”, tha zëvendësguvernatori Chiang Rai.Ai u nxor më pas jashtë nga partneri i tij në zhytje por nuk arriti të mbijetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të 13 djemtë nuk kanë mundur ti mbajnë dot lotët me të mësuar lajmin pasi deri më sot ishin mbajtur larg kontaktit me median dhe gazetarët.

Në një portret të Samanit ata kanë shkruar mesazhet e tyre ku shprehin ngushëllimet e tyre dhe e  falenderojnë duke i premtuar premtojnë se do të behën njerëz të mirë në jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?