Taksë milionerëve për t’i dhënë fund krizës ndaj të pastrehëve

Ky qytet do të marrin vendimin më të mirë, që jo vetëm që do ti shërbejnë një komuniteti në nevojë por njëkohësisht do të japin mesazhe modeli për të gjithë botën. Sipas medias “The Indepedent”, është Los Angeles i SHBA-së, ai i cili po planifikon të vendos një taksë për milionerët, e në këtë mënyrë këto të ardhura do ti përdorin për të zvogëluar numrin e njerëzve të pastrehë në qytet.

Sipas shkrimit thuhet se ata me të ardhura vjetore prej më shumë se 1 milion dollarë do të paguajnë një cent shtesë për mbi çdo gjë që ata fitojnë. Sipas vlerësimeve të qeverisë lokale, taksa mund të grumbullojë më shumë se 243 milionë dollarë në vit për ti vënë në drejtim të përmirësimit të jetës së njerëzve të pastrehë.

Më tej “The Indepedent”, vijon duke theksuar se: “Ideja ka mbështetjen e plotë të Phyllis Marshall, përfaqësuesi kryesor legjislativ i qeverisë si dhe të disa sindikatave të fuqishme të punës”.  Aktualisht janë rreth 46,000 njerëz të pastrehë që jetojnë në Los Angeles, sipas një studim nga Autoriteti i shërbimeve ndaj të pastrehëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, çmimi mesatar i një shtëpi shkon në 1.2 milion dollarë dhe mbi 120,000 milionerë jetojnë në qytet. Megjithatë pyetje mbeten si se do të ngrihen këto para. Në të njëjtën kohë kryetari i Los Angeles, Eric Garcetti ka shpallur “gjendjen e jashtëzakonshme publike” mbi spiralen e krizës ndaj të pastrehëve në qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?