Talebanët drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, Ambasada amerikane nis evakuimin e stafit
Talibanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, ndërsa kryeqyteti Kabul, është i vetmi qytet i mbetur në duart e qeverisë. Një ditë më parë, militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit.
Më tej ata morën bastionin verior të qeverisë së Mazar-i-Sharif. Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.
Ai duket se përballet me një zgjedhje të ashpër mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin. Ndërkohë, Shtetet e bashkuara të Amerikës pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Afganistan, kanë nisur me tërheqjen diplomatëve nga ambasada e tyre në Kabul.
Mediat e huaja bëjnë me dije se evakuimi i shumicës së diplomatëve pritej të fillojë sot, ndërsa talebanët vazhdojnë përparimin e tyre që ka sjellë organizatën islamike në periferi të Kabulit brenda pak ditësh./d.m-kohajone.al
KOHA JONË SONDAZH

