Talibanët vrasin 45 forca afgane të sigurisë
Të paktën 45 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake në perëndim të Kabulit.
Talibanët sulmuan bazën në provicën Maidan Vardak të hënën herët.
Khawanin Sultani, anëtar i këshillit të provincës, tha sot se sulmi la të plagosur edhe mbi 70 vetë të tjerë.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi talibanët njoftuan se kanë rinisur bisedimet për paqe me zyrtarët amerikanë.
Sipas raporteve të disa mediave, në sulm u vranë mbi 120 persona.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij qëndron pas sulmit.
https://twitter.com/TGhazniwal/status/1087347346709598209
KOHA JONË SONDAZH

