Taylor Swift anulon koncertet në Vjenë pasi i kërcënohet jeta

Fama dhe popullariteti vijnë ndonjëherë me koston më të madhe se ç’mund të përballohet dhe Taylor Swift-it i është prishur gjaku.

Të tri koncertet e saj në Vjenë janë anuluar pasi iu kërcënua jeta.

Shfaqjet e Eras Tour do të mbaheshin më 8,9 dhe 10 gusht në stadiumin Ernst Happel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën, dy persona u arrestuan nën dyshimin se po planifikonin sulme në zonën ku do të mbaheshin koncertet e saj, në kryeqytetin austriak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë nga organizatorët thuhej: “Për shkak të konfirmimit nga zyrtarë qeveritarë të një sulmi të planifikuar terrorist në Stadiumin Ernst Happel, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të anulojmë tre shfaqje të planifikuara për sigurinë e të gjithëve”.

“Të gjitha biletat do të rimbursohen automatikisht brenda 10 ditëve të ardhshme”, shkruhet në deklaratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?