Të bllokuar në shpellë prej dy javësh, nis operacioni i shpëtimit të 12 djemve
Prej më shumë se dy javësh, 12 futbollistë të vegjël dhe trajneri i tyre kanë mbetur të bllokuar në një shpellë në Tajlandë.
Ata ishin nisur më 23 qershor për të eksploruar shpellën dhe sipasojë e vërshimit të ujërave brenda saj, mbetën aty.
Tashmë, 13 zhytës të huaj dhe 5 nga Marina e Tajlandës janë përfshirë në këtë mision të vështirë dhe mendohet që operacioni të zgjasë të paktën disa ditë.
Për planin e shpëtimit janë informuar si grupi i djemve të bllokuar, ashtu dhe familjarët e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

