Të fluturosh në avionat e zbrazur

Kriza e koronavirusit ka sjellë edhe mbyllje kufijsh në disa vende dhe rrjedhisht rënie të udhëtimeve. Transporti ajror llogaritet të jetë më i prekuri. Një specialiste për analizmin e linjave ajrore i tha Nju Jork Tajms se 40 deri në 60 përqind e fluturimeve brenda SHBA-së janë anuluar ndërsa numri është më i madh për fluturimet ndërkombëtare, rreth 85 përqind të anuluar.

Por ka ende nga ata që përdorin transportin ajror dhe si pasojë e situatës së krijuar shpesh herë ata e kanë gjetur veten të vetëm në kabinën e avionit.

Fotografitë e ndara në rrjetet sociale tregojnë pamje të pazakonta të rreshtave homogjenë të ndenjëseve të boshatisura.

Nju Jork Tajms sjell historinë e një gruaje e cila do të bënte një udhëtim nga Newark në Orlando dhe për të garantuar se do të kishte hapsirë kishte blerë tre blieta. Por në momentin që ishte para portës për të hyrë në avion kishte parë se kishte vënë re se ambjenti ishte thuajse i boshatisur.

“Një punonjës doli te porta dhe u tha atyre pak njerëzve të mbledhur,‘ OK, mund të hipni tani “, tha ajo duke shtuar se ishte hera e parë që shihte se nuk bëhej komunikimi me mikrofon para hapjes së portës.

Foto të saj brenda avionit por edhe personave të tjerë me të njejtat eksperienca ju ftojmë ti shihni më poshtë.

 

SHKARKO APP