Të krishterët përndiqen në 73 vende të botës

Përndjekja e të krishterëve nëpër botë është përkeqësuar vitin e fundit. 245 milionë përballen sot me dhunë dhe shtypje, 30 milionë më shumë se një vit më parë. Një studim i kushteve, ligjeve dhe incidenteve në 150 vende të botës, ka zbuluar se të krishterët përballen me përndjekje në 73 vende, ndërkohë që pak vite më parë ky numër ishte 58.

Ligjet e reja në Kinë, të cilat përpiqen të kontrollojnë lirinë e shprehjes fetare, kanë bërë që autoritetet të mësyjnë, të mbyllin e të shembin me qindra kisha. Në Indi ka pasur valë dhune nga ultra-nacionalistë kundër çdo pakice jo-hindu, sipas një raporti të “Open Doors”, një shoqatë bamirëse holandeze që mbështet të krishterët e përndjekur.

“Nacionalizmi gjithnjë e në rritje po çon drejt përndjekjeve të ngjashme edhe në vende të tjera, si Butani, Mianmari dhe Nepali, ku identiteti kombëtar është i lidhur me fenë”, tha shoqata bamirëse. Koreja e Veriut renditet si vendi më i keq në botë për të qenë i krishterë, dhe ndiqet nga Afganistani, Somalia, Libia, Pakistani dhe Sudani. India është në listën e 10 më të këqijave. Turqia renditet në vend të 26-të dhe Rusia në vend të 41-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e shkuar, Jeremi Huant, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, ka kërkuar një rishikim të ri të gjendjes së të krishterëve të përndjekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?