Të lodhur nga oraret e tejzgjatura? Ky shtet miraton 4 ditë punë në javë

Në shumë shtete po diskutohet ideja e shkurtimit të orareve të punës, duke u nisur edhe nga studime të ndryshme se oraret e tejzgjatura nuk janë produktive.

Ndër vendet që e ka marrë në konsideratë këtë iniciativë ka qenë edhe Zelanda e Re dhe duke nisur nga kjo javë, popullsia e saj do të punojë vetëm katër ditë në javë. Unilever është bërë kompania më e fundit që e ndërmerr këtë iniciativë, dukie i lënë punonjësit të zgjidhnin çfarë dite dëshironin të punonin dhe kjo parashikohet të zgjasë një vit. ndërkohë që më parë e bënë shpërndarësi i çajit ‘Lipton’, sapunit ‘Dove’ dhe akulloret ‘Ben & Jerry’.

Madje, ata i lanë dorë të lirë punonjësve të zgjedhin edhe katër ditët e preferuara për të punuar çdo javë. Kjo provë do të bëhet për 1 vit radhazi dhe nëse është efektive mund të vendos pikë në kontratën e përhershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë vetë kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e cila disa ditë më parë sugjeroi që qytetarët të punojnë vetëm katër ditë në javë, si një mundësi e mirë për të filluar turizmin dhe për të ringritur ekonominë pas pandemisë së koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?