Të moshuarën e zhveshin lakuriq se theu një tabu
Presidenti Egjiptian premton drejtësi për gratë e krishtera që dhunohen dhe nxirren lakuriq nëpër rrugë. Ky vendim është marrë pasi një grua 70-vjeçare, u dhunua në një fshat ku ka 300 burra myslimanë. Turma dogji shtatë shtëpitë që i përkasinin familjeve të krishtera, sipas një deklarate të lëshuar nga kisha ortodokse lokale, pas thashethemeve që qarkullonin se në fshat një burrë i krishterë ka pasur marrëdhënie me një grua myslimane.
“Ata më dogjën shtëpinë dhe më tërhoqën zvarrë dhe grabitën rrobat e mia. Unë jam një nënë e vetmuar”, tha gruaja e moshuar pas sulmit.
Gruaja është raportuar të jetë nëna e burrit të përfshirë në këtë lidhje. Presidenti Abdel-Fattah el-Sissi denoncoi dhunën dhe tha se sulme të tilla nuk duhen lejuar nga egjiptianët. Ai tha se: “Ne të gjithë jemi një dhe ligji duhet të marrë kursin e saj”.
Incidenti ndodhi në fshatin Al-Karm, ku sipas mediave lokale, dhuna e ngjashme ka shpërthyer gjatë viteve të fundit. Dhuna është përfaqësues i tensioneve mes dy feve në provincën jug të Kajros, ku martesat mes myslimanëve dhe të krishterëve janë rreptësisht një tabu. Të krishterët përbëjnë rreth 10 për qind të 90 milionë banorëve të vendit.
Që kur mori pushtetin në vitin 2014, presidenti Abdel-Fattah el-Sissi ka ndryshuar disa ligje për të lehtësuar kufizimet e të krishterë por ka shumë ankesave gjithsesi.
Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

