Të shtëna me armë në një gjimnaz në SHBA, raportohet për nxënës të plagosur (FOTO)

Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në një gjimnaz në Teksas të SHBA-së, raporton CNN.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në zonën e njohur Santa Fe, 40 metra larg Hjustonin me rreth 12 mijë banorë.

Sipas CNN, një dëshmitar tha se qitësi hyri në një klasë në gjimnazin e Santa Fe dhe filloi të qëllonte me një armë të  llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kim Sullivan, nëna e një 17-vjeçareje tha se vajza e saj kishte shkuar drejt një karburanti për t’u arratisur nga vendngjarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.

Deri më tani, CNN shkruan se bëhet fjalë për disa të plagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?