Të tjera sulme terroriste në Kabul, Biden: Ditë të rrezikshme po vijnë
Kabuli po përjeton sulmin më të madh. Përpos largimit të mijërave afganëve që duan të shpëtojnë nga talebanët, vendi po përjeton edhe bombardime të tmerrshme që po lë viktima, deri më tani 170.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është shprehur se një tjetër sulm terrorist ka të ngjarë të ndodhë në Kabul në ditët në vijim. Në një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Biden u tha se po merreshin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur personelin amerikan dhe të tjerët në aeroportin e qytetit.
“Ditët e ardhshme të këtij misioni do të jenë periudha më e rrezikshme deri më tani”,- tha zyrtari, duke shtuar se forcat amerikane po shikonin objektivat e mundshëm të IS-K. Presidenti u informua se pavarësisht çdo kërcënimi, trupat amerikane do të vazhdojnë me misionin e evakuimit deri në afatin e 31 gushtit.