Tensionet në Mesdhe dhe frika e një katastrofe, Greqia forcon ushtrinë

Vendi fqinj greqia, nga sa pohoi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Pecas, do të rrisë numrin e ushtarëve dhe do të përmirësojë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Athina dhe Qiproja greke janë vendosur në kurs përplasjeje me Ankaranë mbi të drejtat e kërkimit për hidrokarbure në Mesdhe.

Brukseli këmbëngul që zgjidhja e ngërcit të gjendet përmes negociatave, të dy palët vijojnë të demonstrojnë forcën me stërvitje ushtarake. Tensionet janë në maksimum, aq sa dhe vetë shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas e ka pranuar se “mjafton një shkëndijë” që të shkaktojë katastrofe.

Greqia e kundërshton eksplorimin aktual të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të përvijojë një territor detar të pretenduar nga Turqia bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?