Tërmet 4.8 ballë sërish në Shkup dhe rajon
Një dridhje e re është regjistruar vetëm pak minuta më parë në kryeqendrën e Maqedonisë, me magnitutë 4.8 ballësh.
Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ishte i fuqisë 4.8 të Rihterit, ndërsa raportohet që epiqendra të ketë qenë 5 kilometra në juglindje të Shkupit.
Dridhjet e sotme janë si vazhdimësi e termeteve të djeshme që kanë dridhur gati gjithë Maqedoninë ndërsa tërmeti i pasdites së djeshme kishte dridhur edhe Kosovën deri në Prishtinë.
KOHA JONË SONDAZH

