Tërmeti me magnitudë 4.7 dridh Greqinë
Një tërmet me magnitudë 4.7 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak më parë në Greqi.
Sipas EMSC, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 23:55, ndërsa epiqendra e tyre ka qenë në Detin Jon, 27 km në jug-perëndim të fshatit ishullor, Lithakia.
Raportohet se dridhjet e tokës kanë zgjatur 5-7 sekonda, ndërsa vatra e tërmetit ka qenë në thellësinë 5 km.
Ky tërmet është pasuar edhe nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.4 dhe 2.9.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.
Kujtojmë këtu që një ditë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipëri, ishulli i Kretës në Greqi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, por për shkak të thellësisë së madhe nuk shkaktoi dëme të shumta.