FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thellohet ngërçi politik në Malin e Zi

Zyra e kryeministrit malazez, Zdravdko Krivokapiç ka njoftuar se me shkarkimin e një qeverie, askush nuk vjen në krye të ekzekutivit pa zgjedhje parlamentare.

Po ashtu thuhet se në rast se presidenti Gjukanoviç i jep Abazoviçit apo dikujt tjetër mandatin për të formuar qeveri të re, do të shkelte nenin 103 të Kushtetutës dhe çështja do të shkonte drejt Gjykatës Kushtetuese.

Të enjten kryeministri Zdravko Krivokapiç njoftoi se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se çështja mund të zgjidhej vetëm përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata politike në shtetin fqinj u përkeqësua pas ofertës së shqiptaro-malazezit Dritan Abazoviç i cili njoftoi për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Krivokapiçit që do të mbahet në 4 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?