Tifozët e dehur anglezë, kërkojnë ISIS në Francë

Mbrëmjen e së enjtes tifozët anglezë u përplasën me policinë franceze në Marsejë dhe nisën të thërrisnin ISIS-in duke kënduar në kor: “Ku je, o ISIS?”.

Në këtë moment, policia përdori gaz lotsjellës për të qetësuar tifozët e dehur në zonën e Portit të Vjetër të qytetit.

Mendohet se ishin disa të rinj francezë ata që ngacmuan fillimisht anglezët, të cilët ishin mbledhur në një pub. Pasi plasi sherri, ndërhyri policia. U ndaluan më shumë se 100 tifozë anglezë. Disa u deportuan dhe disa u arrestuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marseja është një qytet-port me një komunitet të madh islamik. Mendohet se myslimanët përbëjnë 1/3-n e popullsisë së qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anglia do të luajë ndeshjen e parë të saj në “Euro 2016” të shtunën, në orën 21:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?