Tifozët turq hedhin mijëra lodra në fushë për fëmijët e prekur nga tërmeti (VIDEO)

Tifozët e klubit turk të futbollit Besiktas mbushën fushën ku po luhej ndeshja me Antalyaspor me mijëra lodra në shenjë solidariteti për fëmijët që u prekën nga tërmetet shkatërruese në Turqi. “Vodafone Park” ishte i mbushur me 40,000 tifozë, shumë prej të cilëve iu përgjigjën kërkesës së klubit për të sjellë lodra në stadium. Ndeshja ishte shtyrë nga nëntori i vitit që shkoi për shkak të një sulmi terrorist në rrugën historike “Istiklal” të Stambollit.

Loja u ndërpre fiks në orën 4:17 për të kujtuar tërmetin shkatërrues që goditi rajonin jugor të Turqisë tre javë më parë. Tifozët hodhën mijëra lodra prej pellushi në fushë si një gjest mbështetjeje për fëmijët e prekur nga fatkeqësia.

Para fillimit, tifozët gjithashtu bënë homazhe për më shumë se 50,000 viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Disa lojtarë shpërthyen në lot gjatë ceremonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?