Tifozi i vdekur “luan” PS4 në funeralin e tij

Trupi i një adoleshenti nga New Orleans, i cili u vra dy javë më parë u vesh nga familja e tij me fanellën e ekipit të tij të preferuar të basketbollit dhe u ul përpara një televizori duke luajtur Play Station, në atë që do quhet fotografia përkujtimore e tij.

Renard Matthews, 18 vjeçar, donte të sigurohej që adoleshenti ishte i rrethuar nga gjërat që ai donte kur ata i thanë lamtumirën e fundit, kështu që ata krijuan diçka që i pëlqente: duke luajtur video lojëra dhe duke shikuar Boston Celtics në TV.

Nëna e adoleshentit, Temeka, tha për “WGNO” se djali i saj ishte një person që qëndronte shumë në shtëpi dhe vetëm kohët e fundit kishte filluar të dilte jashtë para se të vritej më 25 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temeka tha se i djali i saj, i diplomuar në shkollën e mesme McDonogh 35, kishte simpati për ekipin e Boston Celtics dhe video lojërat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas “Times-Picayune”, Matthews u vra ndërsa po ecte me qenin e tij. Ndërkohë halla e tij, Natasha Joseph, hedh dyshimin se ai më parë është grabitur, nga ku i kanë marrë dhe celularin.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person, si vrasësin e 18 vjeçarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?