Tmerr në Kinë, shtatë persona vriten me thikë jashtë saunës

Shtatë njerëz janë vrarë në një sulm me thikë jashtë një saune në verilindje të Kinës ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shtatë të tjerë janë lënë të plagosur.

Sulmi në qytetin Kaiyuan në provincën Liaoning ndodhi të dielën jashtë saunës, raportojnë mediat shtetërore. I dyshuari, i identifikuar nga media me mbiemrin e tij Yang, u arrestua ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Krimi i dhunshëm me thikë nuk është i pazakontë në Kinë, ku ndonëse armët e zjarrit kontrollohen rreptësisht, një numër i konsiderueshëm sulmesh kanë ndodhur në shkolla gjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që kanë kryer sulmeve të ngjashme në të kaluarën janë përshkruar si të sëmurë mendorë ose persona që janë të revoltuar me shoqërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?