Tony Blair, Bushit: Kujdes se Iraku s’është Kosovë

Sot është publikuar një raport për pushtimin e Irakut dhe përfshirjen e Britanisë së Madhe në të, ku aty ekziston edhe një bisedë ku përmendet dhe Kosova nga kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Konkretisht, Blair i kishte thënë presidentit të atëhershëm të ShBA-së, George Bush, së Iraku nuk ishte Kosovë, para se ata të pajtoheshin ta pushtonin Irakun.

“Do të jem me ju, sidoqoftë. Por ky është momenti për t’i vlerësuar troç vështirësitë. Planifikimi i kësaj dhe strategjia janë [gjërat] më të vështira deri më tani. Kjo nuk është Kosovë. Kjo nuk është Afganistan. Madje, nuk është as Lufta e Gjirit,” thuhet në memon e Blair për Bushin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?