Tornado të frikshme godasin Floridën, uragani ‘Milton’ i afrohet shtetit amerikan

Florida është duke kaluar një nga momentet më të frikshme orët e fundit, me uraganin “Milton” që pritet të godasë shumë shpejt shtetin amerikan.

Pjesa më e madhe e këtij uragani pritet të jetë në zonën Tampa, teksa autoritetet kanë bërë me dije se do të jetë stuhia më e fortë e këtij shekulli.

Së fundmi, përpara uraganit, Florida po përballet me tornadot e frikshme, të cilat po paralajmërojnë ardhjen e stuhisë.

Qytetarët kanë publikuar pamje në X (ish-Twitter) ku tregojnë madhësitë e këtyre tornadove dhe dëmet që i kanë shkaktuar një pjese të madhe të shtëpive.

SHKARKO APP